Trampi inicioi procedurë për të shpallur një pjese të "Vëllazërisë myslimane" si organizatë terroriste
- Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trampi, mbrëmë inicioi procedurë për të përcaktuar pjesë të caktuara të organizatës "Vëllazëria myslimane" si organizata terroriste të huaja dhe si terroristë special globalë të përcaktuar, që do të çonte deri në vendosjen e sanksioneve kundër njërës nga lëvizjet islamiste më të vjetra dhe më me ndikim në botën arabe.
Uashington, 25 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trampi, mbrëmë inicioi procedurë për të përcaktuar pjesë të caktuara të organizatës "Vëllazëria myslimane" si organizata terroriste të huaja dhe si terroristë special globalë të përcaktuar, që do të çonte deri në vendosjen e sanksioneve kundër njërës nga lëvizjet islamiste më të vjetra dhe më me ndikim në botën arabe.
Sipas kumtesës së Shtëpisë së Bardhë, Trampi nënshkroi një dekret me të cilin e udhëzonte sekretarit e shtetit Marko Rubio dhe ministrin e Financave, Skot Besont, të përgatisnin një raport nëse do ta shpallin si organizatë terroriste një pjesë të caktuar të "Vëllazërisë myslimane", midis të cilëve dhe atë në Liban, Egjipt dhe Jordani. Pas dorëzimit të raportit, ministrat duhet të ndërmarrin aktivitete në afat prej 45 ditëve.
Administrata e Trampit akuzon fraksionet e "Vëllazërisë Myslimane" në vendet e përmenduar se mbështesin ose inkurajojnë sulmet ndaj Izraelit dhe partnerëve të SHBA-së, ose ofrojnë mbështetje materiale për grupin e armatosur palestinez "Hamas".
"Presidenti Tramp kundërshton rrjetin transnacional të "Vëllazërisë myslimane", i cili nxit fushatat e terrorizmit dhe destabilizimit të drejtuara kundër interesave dhe aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Mesme", theksohet në kumtesë.
"Vëllazëria myslimane" u themelua në Egjipt në vitin 1920 si një lëvizje politike islamike për kundërshtimin e përhapjes së ideve laike dhe nacionaliste dhe shpejt u përhap në të gjithë botën myslimane, shpesh duke vepruar në hije. rq/
Foto: arkivi i MIA-s