Trampi i bëri thirrje Japonisë të shmang përshkallëzimin e mëtejshëm me Kinën
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga kryeministrja japoneze, Sanae Takaiçi, të mos e përshkallëzojë më tej mosmarrëveshjen diplomatike me Kinën, njoftuan mediat amerikane, duke cituar burime qeveritare japoneze.
Uashington, 27 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kërkuar nga kryeministrja japoneze, Sanae Takaiçi, të mos e përshkallëzojë më tej mosmarrëveshjen diplomatike me Kinën, njoftuan mediat amerikane, duke cituar burime qeveritare japoneze.
Takaiçi shkaktoi përplasjen më të madhe diplomatike me Pekinin në vitet e fundit, pasi këtë muaj deklaroi në Parlament se një sulm hipotetik kinez ndaj Tajvanit, i cili kërcënonte Japoninë, mund të justifikonte një përgjigje ushtarake.
Deklarata shkaktoi reagime të ashpra nga autoritetet kineze, të cilat i këshilluan qytetarët e tyre të shmangin udhëtimet në Japoni.
Në një bisedë telefonike me Takaiçin të martën, Trampi theksoi se nuk donte të shihte një përshkallëzim të ri midis Tokios dhe Pekinit, thanë burimet, transmeton BTA.
Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, sekretari kryesor i Qeverisë, Minoru Kihara, refuzoi të zbulonte detaje nga "biseda diplomatike".
Biseda midis Trampit dhe Takaiçit vijoi një telefonatë midis presidentit amerikan dhe liderit kinez Si Xhinping, i cili, sipas Sinhuas, i tha atij se "ribashkimi me Tajvanin" është një qëllim kyç në vizionin e Pekinit për rendin botëror.
Tajvani, i cili ka qeveri demokrate, i hedh poshtë pretendimet territoriale të Pekinit.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes kineze sot kumtoi se Japonia do të paguajë një "çmim të dhimbshëm" nëse "kalon linjat" në lidhje me Tajvanin.
Armata çlirimtare popullore disponon aftësi të fuqishme për të mposhtur çdo armik që do të niste një pushtim. Nëse Japonia guxon të kalojë linjën, qoftë edhe me gjysmë hapi, do të krijojë probleme për veten dhe në mënyrë të pashmangshme do të paguajë një çmim të dhimbshëm", deklaroi zëdhënësi Xhijang Bin. rq/
Foto: arkivi i MIA-s