Trampi e ndaloi emigracionin nga 19 vende joevropiane
- Presidenti amerikan, Donald Tramp ka dhënë një sëri komentesh kryesisht të ashpra për Somalinë dhe emigrantët somalezë, sepse administrata e tij publikoi se i pushon të gjitha aplikacionet për emigracion nga 19 vende joevropiane, duke iu referuzar sigurisë nacionale dhe publike.
Uashington, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp ka dhënë një sëri komentesh kryesisht të ashpra për Somalinë dhe emigrantët somalezë, sepse administrata e tij publikoi se i pushon të gjitha aplikacionet për emigracion nga 19 vende joevropiane, duke iu referuzar sigurisë nacionale dhe publike.
Tramp foli në takim të administratës për një rast në shtetin federal Minesota, ku, sipas jurisprudencës vendase, më shumë se një miliard dollarë janë paguar në shërbime joekzistuese sociale përmes llogarive të rreme të ndërlidhura me Somalinë.
Ditën e njejtë, administrata e Trampit publikoi se i pushon të gjitha alikjacionet për emigracion, përfshirë edhe përpunimin e kartelave të gjelbra për shtetësi, nga 19 vende joevropiane, të cilat tashmë kanë qenë nën kufizime të pjesëriushme në qershor. Lista i përfshinë Afganistanin, Burma, Çad, Kongo, Eritrea, Haiti, Iran, Libi, Somali, Sudan, Jemen, Venezuelë, Burundi, Kubë, Laos, Sierra Leone, Togo, Turkmenistan dhe Venezuelë.
Në memorandumin zyrtar theksohet në sulmin e paradokohshëm ndaj pjesëtsarëve të Gardës nacionale në Uashington, ku u vra në gardist, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. I dyshuari për sulmin dhe i arrestuar është një afgan. Memorandjmi bën thirrje në "rihetim rrënjësor" të të gjitha kërkesave, duke përfshirë edhe intervista të mundshme ose intervista të përsëritura të kandidatëve.
Pasi që u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Tramp i dha prioritet zbatimit më të rreptë të ligjeve të emigrancionit, dërgimin e agjentëve federalë në qytetet e mëdha dhe përforcimin e deportimeve. Javën e kaluar ai bëri të ditur se dëshiron "dëshiron ta suspendojë përgjithmonë integrimin e të gjitha vendeve nga bota e tretë. mb/
Foto: EPA