• петок, 05 декември 2025

Trampi e fali ish presidentin e Hondurasit, Hernandez të dënuar për tregti me drogë

Trampi e fali ish presidentin e Hondurasit, Hernandez të dënuar për tregti me drogë

Uashington, 2 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp e amnistoi ish presidentin e Hondurasit, Huan Orlando Hernandez, i cili ishte dënuar për tregti me drogë në SHBA, konfirmoi avokati i Hernandez, Renato Stabile. 

Në emër të presidentit Hernandez dhe familjes së tij, do të doja të falënderoj presidentin Tramp për korrigjimin e kësaj padrejtësie. Presidenti Hernandez është i lumtur që ky hall përfundoi dhe me padurim pret t’i kthehet jetës së tij pas katër vjetëve burg, theksoi Stabile. 

Bashkëshortja e Hernandez, Ana Garsia de Hernandez në rrjetet sociale publikoi se bashkëshorti i saj është liruar falë amnistisë së Trampit. 

Trampi javën e kaluar e publikoi qëllimin e tij “plotësisht ta falë” Hernandezin, me çka fshihet gjykimi. 

Hernandez ishte president i Hondurasit nga viti 2014 deri në vitin 2022, vitin e kaluar ishte dënuar me 45 vjet burg dhe gjobë në të holla prej tetë milionë dollarë për shkak të komplotit me kartelet e drogës për transferimin e më shumë se 400 tonë kokainë përmes Hondurasit në SHBA. Si kthim Hernandez ka marrë miliona dollarë mito të cilat i ka shfrytëzuar për financim të ngritjes së tij. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан