Trampi bën thirrje për arrestimin e tradhtarëve që i bëjnë thirrje ushtrisë të refuzojë "urdhra të paligjshëm" nga administrata
- Presidenti amerikan Donald Tramp bëri thirrje sot për arrestimin e kongresmenëve demokratë të cilët u kanë kërkuar anëtarëve të ushtrisë dhe zyrtarëve të inteligjencës të mos i binden, siç thonë, "urdhrave të paligjshëm" që mund të lëshojë administrata.
Uashington, 20 nëntor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp bëri thirrje sot për arrestimin e kongresmenëve demokratë të cilët u kanë kërkuar anëtarëve të ushtrisë dhe zyrtarëve të inteligjencës të mos i binden, siç thonë, "urdhrave të paligjshëm" që mund të lëshojë administrata.
“Kjo quhet sjellje tradhtare në nivelin më të lartë. Secili prej këtyre tradhtarëve të vendit tonë duhet të arrestohet dhe të sillet para drejtësisë”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.
Njëherit presidenti amerikan iu referua disa anëtarëve të Kongresit që më parë kanë shërbyer në komunitetin ushtarak ose të inteligjencës, të cilët këtë javë postuan një video në rrjetin social X në të cilën i bënë thirrje komunitetit ushtarak dhe të inteligjencës të "hedhin poshtë urdhrat e paligjshëm".

"Fjalët e tyre nuk duhen lejuar. Nuk do të kemi më vend! Duhet të jepet shembull. Burgosni", shkroi Tramp.
Në videon e publikuar, kongresmenët thanë se askush nuk është i detyruar të ndjekë urdhra që shkelin ligjin ose Kushtetutën. Ata nuk specifikuan se cilat urdhra i kanë marrë ose mund të marrin ushtarakët dhe cilat mund të jenë të paligjshme. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s