Trampi bisedoi me Mamdanin për harxhimet e jetës në Nju-Jork, e vlerësuan takimin si produktiv
- Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë në Shtëpinë e e Bardhë ka biseduar me kryetarin e sapozgjedhur të bashkësisë së Nju-Jorkut, socialistin demokrat Zohran Mamdani dhe e quajti takimin "të shkëlqyeshëm" dhe "shumë produktiv", njoftuan mediumet amerikane.
Uashington, 22 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë në Shtëpinë e e Bardhë ka biseduar me kryetarin e sapozgjedhur të bashkësisë së Nju-Jorkut, socialistin demokrat Zohran Mamdani dhe e quajti takimin "të shkëlqyeshëm" dhe "shumë produktiv", njoftuan mediumet amerikane.
Mamdani, duke qëndruar afër presidentit në Dhomën ovale, u pajtua me vlerësimin se takimi ka qenë produktiv dhe se fokusi ka qenë në harxhimet për jetesë për banorët e Nju-Jorkut.
Si-En-En thekson se Trampi ishte dukshëm "i ngrohtë" ndaj Mamdanit, edhe pse, para zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Nju-Jorkut, ai e quajti "100 për qind komunist" dhe "idiot total" dhe u kërcënua se do ta zvogëlojë financimin federal për Nju-Jorkut, qytet ku ka lindur, nëse Mamdani bëhet kryetar i tij.
Tramp dje e përshkroi Mamdanin para gazetarëve si "të ndryshëm, gjë që mund të jetë shumë pozitive", dikush që "erdhi nga askund" dhe figurë jokonvencionale politike me potencial për të bërë "diçka të madhe për Nju-Jorkun".
Ai tha se kryetari i zgjedhur i bashkisë, i cili do ta merr detyrën në janar, do të ketë nevojë për ndihmë federale për të pasur sukses. "Do ta ndihmojmë. Do ta mbështesim", shtoi ai.
Në pyetjen nëse planet e Mamdanit përfshijnë politika që mund të çonin në shkurtime të buxhetit federal për Nju-Jorkun, siç kishte sugjeruar më parë, Tramp tha: "Pres ta ndihmoj, jo ta lëndoj".
Tramp, i lindur në Nju-Jork, gjithashtu tha se do të ndihej "shumë, shumë komod" në Nju-Jork nën udhëheqjen e Mamdanit, kthesë dramatike nga koha kur Mamdani e fyente vazhdimisht, me të cilën Mamdani nuk e lëshoi mundësinë të pajtohet, madje duke sugjeruar se rënia e Tramp mund të vinte nga qyteti, i cili e bëri të famshëm.
Kur u pyet se si e ndryshoi mendjen për Mamdanin, Tramp u përgjigj: "Ne dakordohemi për shumë më tepër punë sesa mendoja".
“U takova me një burrë që është person shumë racional. U takova me një burrë që dëshiron të shohë - me të vërtetë dëshiron ta shohë Nju-Jorkun is qytet, i cili është përsëri i madh”, tha presidenti amerikan.
Si-En-En njoftoi se një gazetar e ka pyetur Mamdanin nëse Nju-Jorku, qytet që prej kohësh ka votuar për demokratët, e don presidentin Tramp, i cili është republikan.
“Nju-Jorku dëshiron një të ardhme më të këndshme për jetesë”, tha Mamdani, duke shmangur pyetjen. “Atë që e vlerësoj vërtet te presidenti është se takimi ynë nuk u përqendrua në atë ku nuk pajtohemi - e ka shumë, shumë gjëra - por në misionin e përbashkët që kemi për t'u shërbyer banorëve të Nju-Jorkut”.
Mamdani më pas tha: “Sinqerisht, kjo është diçka që mund të transformojë jetën e tetë e gjysmë milion njerëzve, të cilët në këtë moment po mundohen me një krizë të harxhimeve për jetesë, ku një në katër qytetarë jeton në varfëri.”
Një gazetar e pyeti Mamdanin nëse ai ende besonte se Tramp ishte fashist, siç tha ai, ndërsa kryetari i sapozgjedhur i bashkisë filloi të përgjigjej: "Po flisja për..." e pastaj Tramp e ndërpreu duke thënë: "S’ka problem. Mund të më quani kështu", tha ai duke buzëqeshur. bsh/
Foto: EPA