• понеделник, 14 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp u kërcënua me tarifa shtesë për Kinën nëse ajo nuk i tërheq masat e paralajmëruara kthyese kundër SHBA-së

Tramp u kërcënua me tarifa shtesë për Kinën nëse ajo nuk i tërheq masat e paralajmëruara kthyese kundër SHBA-së

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua se do të vendos tarifa shtesë prej 50 për qind ndaj Kinës, nëse Pekini deri më 8 prill nuk heq tarifat e paralajmëruara kthyese kundër SHBA.

Tramp u kërcënua se nëse Kina nuk tërhiqet, tarifat shtesë për mallrat kineze do të hyjnë në fuqi më 9 prill.

"Krahas kësaj, të gjitha negociatat me Kinën lidhur me takimet e kërkuara do të ndërpriten! Negociatat me vendet e tjera, të cilat gjithashtu kanë kërkuar takime, do të fillojnë menjëherë", ka shkruar Tramp sot në rrjetin social “Truth Social”.

Javën e kaluar, Uashingtoni vendosi tarifa prej 10 për qind për pothuaj çdo vend në botë dhe tarifa shtesë individuale për dhjetëra vende tjera, që, sipas Shtëpisë së Bardhë, kanë vendosur barriera të larta për import nga SHBA. Ai tha se nuk do të tërhiqej nga lufta e tij tregtare, me çka u përforcuan druarjet nga një krizë ekonomike globale. bsh/

Остани поврзан