• четврток, 05 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Hamasi i gatshëm të lirojë të gjitha pengjet në këmbim të përfundimit të luftës në Rripin e Gazës

Hamasi i gatshëm të lirojë të gjitha pengjet në këmbim të përfundimit të luftës në Rripin e Gazës

Kajro, 14 prill 2025 (MIA) - Një zyrtarë i lartë palestinez i Hamasit sot deklaroi se lëvizja është e gatshme t'i lirojë të gjithë pengjet izraelite në këmbim të garancive se Izraeli do t'i jepë fund luftës në Rripin e Gazës. 

Delegacioni i Hamasit aktualisht është në Kajro në bisedime me përfaqësuesit e Egjiptit dhe Katarit, të cilët ndërmjetësojnë së bashku me SHBA-në për arritjen e armëpushimit në territorin palestinez.

"Jemi të gatshëm që t'i lirojmë të gjitha pengjet izraelite si pjesë e marrëveshjes së vërtetë për shkëmbimin e të burgosurve dhe në këmbim të përfundimit të luftës, tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe hyrjen e ndihmave humanitare", deklaroi zyrtari i Hamasit, Taher al-Nunu. 

Megjithatë, ai e akuzoi Izraelin se po e pengon përparimin drejtë armëpushimit. 

"Problemi nuk është te numri i pengjeve që do të lirohen, por te fakti që Izraeli nuk i plotëson detyrimet e veta, e bllokon zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe vazhdimin e luftës", deklaroi përfaqësuesi i Hamasit. 

Sipas tij, pikërisht prej këtyre arsyeve Hamasi insiston në nevojën e garancive për të detyruar Izraelin ta respektojë marrëveshjen. 

Faza e parë e armëpushimit, mes 19 janarit dhe 17 marsit, mundësoi kthimin e 33 pengjeve, përfshirë edhe tetë viktima, në shkëmbim për lirimin e rreth 1.800 të burgosurve palestinezë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан