• четврток, 29 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rama: Shqipëria pret t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2027

Rama: Shqipëria pret t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2027

Bruksel, 14 prill 2025 (MIA) - Jemi të vendosur që t'i përmbushim të gjitha detyrimet dhe t'i përfundojmë negociatat për anëtarësimin në BE në vitin 2027, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama pas takimit me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta në Bruksel. 

"Sot është ditë e mirë, po hapim kapituj të rinj të negociatave”, theksoi ai. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme tani, jam i inkurajuar nga këto zhvillime", shtoi Rama.

Ai e falënderoi Koshtën për urtësinë me të cilën e trajton vendin dhe rajonin e tij.

"Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor është detyrë e qartë për BE-në, është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik për paqen, përparimin dhe stabilitetin e kontinentit", tha Koshta. Ai shtoi se ndihet i inkurajuar nga progresi që ka bërë Shqipëria në këtë rrugë. Qëllimi ynë është të hapim më shumë kapituj negociatash me Tiranën këtë vit, kemi një plan të qartë dhe duam të ecim përpara. Kjo është e rëndësishme për Shqipërinë dhe është sinjal për gjithë rajonin", theksoi kryetari i Këshillit Evropian.

Ai paralajmëroi se nga mesi i muajit maj do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, në bisedimet e sotme me Ramën do të diskutohet për përgatitjet për takimin e ardhshëm të Komunitetit politik evropian më 16 maj në Tiranë.

"Evropa është më shumë se BE, e rëndësishme është të jemi të bashkuar, kështu jemi më të fortë. Botës i nevojitet një Evropë më e fortë", thekson Koshta. 

Më vonë sot në Luksemburg, ku po qëndrojnë ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, është caktuar konferenca e katërt ndërkombëtare me Shqipërinë. Tirana ka filluar negociata thelbësore me BE-në në tetor të vitit të kaluar. Sot është paraparë të fillojnë negociatat në fushën e tregut të brendshëm e cila mbulon lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve dhe kapitalit, të drejtën e themelimit dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve, të drejtën e shoqërive tregtare dhe ligjin e pronësisë intelektuale, politikën e konkurrencës, shërbimet financiare dhe mbrojtjen e konsumatorëve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан