• недела, 11 јануари 2026

Në sulmet izraelite ndaj pjesës qendrore të Rripit të Gazës jetën e humbën të paktën 23 persona

Në sulmet izraelite ndaj pjesës qendrore të Rripit të Gazës jetën e humbën të paktën 23 persona

Gazë, 29 maj 2025 (MIA) - Të paktën 23 persona janë vrarë në sulmet izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Në sulm u godit dhe ndërtesa në kampin e refugjatëve Al-Bureixh, njofton agjencia e lajmeve palestineze UAFA (WAFA).

Sipas Agjencisë në sulmet izraelite ndaj enklavës palestineze nga mëngjesi i sotëm u vranë të paktën 37 personi.

Më herët, autoritetet palestineze kumtuan se në sulmet izraelite gjatë natës u vranë të paktën 13 persona.

Nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më shumë se 54.000 palestinezë, ndërsa sipas autoriteteve lokale shëndetësore, një e treta e viktimave kanë qenë fëmijë. rq/

Foto: DPA

 

 

Остани поврзан