• четврток, 24 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shefi i ANEB-it këtë javë në Iran

Shefi i ANEB-it këtë javë në Iran

Vjenë, 14 prill 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, sot deklaroi se do ta vizitojë Teheranin gjatë javës, para raundit të ri të negociatave ndërmjet Iranit dhe SHBA-së fundjavën e ardhshme.

"Është e nevojshme të vazhdohet angazhimi dhe bashkëpunimi në një "kohë kur nevojiten urgjentisht zgjidhje diplomatike”, ka shkruar Grosi në platformën “X”.

Sipas burimeve diplomatike, vizita e Grosit është planifikuar për të enjten.

ANEB, me seli në Vjenë, është përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së lidhur në vitin 2015, ndërsa në vijim janë negociata midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për programin bërthamor iranian.

Biseda e parë u zhvillua fundjavën e kaluar në Oman, ndërsa ajo e radhës do të mbahet të shtunën në Romë. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан