• сабота, 31 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kiev Indipendent: Njohja e sovranitetit rus ndaj Krimesë do të ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Kiev Indipendent: Njohja e sovranitetit rus ndaj Krimesë do të ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Kiev, 23 prill 2025 (MIA) – Përderisa presidenti amerikan Donald Tramp e rrit presionin ndaj homologut të tij ukrainas Volodomir Zelenski që ta pranojë planin e tij paqësor – i cili përfshin njohjen e sovranitetit rus ndaj Krimesë së aneksuar, analistët paralajmërojnë se kjo do të përfaqësonte shkelje të të drejtës ndërkombëtare, shkruan gazeta ukrainase Kiev Indipendent. 

Rusia e okupoi dhe aneksoi Krimenë në vitin 2014, por Ukraina ende e vlerëson si territor të saj, ndërsa shumica e bashkësisë ndërkombëtare refuzon ta njohë këtë përvetësim të jashtëligjshëm. “Njohja formale e sovranitetit rus tani do të ishte shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi për “Kiev Indipendent”, Stefan Uollf, profesor i sigurisë ndërkombëtare në Universitetin në Birmingem. 

"Ka pak gjasa që shumica e aleatëve të mbetur të Ukrainës të ndjekin shembullin, por vendet e harmonizuara më afër me Rusinë mund ta bëjnë këtë," shtoi ai.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë Aron Gash Burnet hapin e tillë do ta quante kapitullim. 

Ai deklaroi për Kiev Indipendent se dorëzimi i Krimesë Rusisë “do ta hapë Kutinë e Pandorës në konflikte të shumta globale”. 

"Regjimet autoritare do të mësonin nga kjo se gjithçka që duhet të bëjnë është të sulmojnë fqinjin e tyre, të përballojnë presionin dhe në fund ata do të shpërblehen për këtë. Kjo do të ishte porosia që paguan imperializmi," paralajmëroi Barnet. fc/

Foto: Arkivi 

Остани поврзан