Ministri britanik i punëve të jashtme: Këto janë momente kritike për sigurinë
- – Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Dejvid Lami, deklaroi se bisedimet e sotme me përfaqësuesit ukrainas në Londër ishin “shumë të dobishme” dhe se u mbajtën në “moment kritik për sigurinë tonë”.

Londër, 23 prill 2025 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Dejvid Lami, deklaroi se bisedimet e sotme me përfaqësuesit ukrainas në Londër ishin “shumë të dobishme” dhe se u mbajtën në “moment kritik për sigurinë tonë”.
“Bashkë me SHBA-në, Ukrainën dhe aleatët evropianë punojmë intensivisht në përfundimin e luftës dhe arritjen e paqes së drejtë dhe të përhershme”, deklaroi Lami.
Në takim morën pjesë edhe ministri britanik i Mbrojtjes, Xhon Hilli, ministri ukrainas i punëve të jashtme, Andrij Sibiha dhe ministri i mbrojtjes Rustem Umerov. fc/
Foto: Arkivi