• недела, 18 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Londër filluan bisedimet për planin e paqes për Ukrainën

Në Londër filluan bisedimet për planin e paqes për Ukrainën

Londër, 23 prill 2025 (MIA) – Në Londër filluan bisedimet ndërmjet Britanisë së Madhe, SHBA-së, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë për planin e paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Takimi fillimisht u njoftua si një mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme, por në vend të kësaj bisedimet po drejtohen nga këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, së bashku me përfaqësues nga SHBA-ja dhe Ukraina.

Ministrat britanik të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, Dejvid Lami dhe Xhon Hilli po zhvillojnë bisedime dypalëshe me homologët e tyre ukrainas Andrij Sibiha dhe Rustem Umerov, të cilët megjithatë kanë udhëtuar në Londër.

Hilli do të takohet edhe me të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën, Kit Hellog, i cili përfaqëson SHBA-në në bisedimet në vend të sekretarit shtetëror Marko Rubio. 

Paraprakisht, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski publikoi në Telegram se Ukraina insiston për një armëpushim menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar.

Ne në Ukrainë instistojmë për një armëpushim menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar. Ky ishte një propozim absolutisht i saktë nga SHBA-ja i dhënë më 11 mars të këtij viti dhe është absolutisht i mundur, por vetëm nëse Rusia pranon të ndalojë vrasjen", theksoi Zelenski.

Ai kujtoi se Ukraina ka propozuar zgjatjen e armëpushimit për të paktën 30 ditë, dhe pastaj të bëhet i përhershëm, duke theksuar se “paqja mund të vijë në heshtje dhe shenja e parë e heshtjes është mungesa e terrorit”. ls/

Foto: EPA 

 

Остани поврзан