• петок, 30 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gerapetritis: Evropa më në fund duhet të angazhohet që Ballkani Perëndimor të mbetet prioritet

Gerapetritis: Evropa më në fund duhet të angazhohet që Ballkani Perëndimor të mbetet prioritet

Athinë, 14 prill 2025 (MIA) - Evropa më në fund duhet të angazhohet që Ballkani Perëndimor të bëhet prioritet. Njëzet e dy vjet pas fillimit të proceseve, Greqia vazhdon të jetë forcë që e përshpejton procesin, theksoi shefi i diplomacisë së Greqisë, Jorgos Gerapetritis, pas arritjes në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Luksemburg, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë foli për situatën aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, por edhe pozicionin e Evropës, duke theksuar se "Evropa do të duhet të rritet, të bëhet më e fortë, më e fuqishme".

"Evropa duhet të flasë me një zë të bashkuar e cila do të bazohet në vlerat e Evropës, në vlerat e përjetshme që institucionet evropiane kanë theksuar: vlerën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, ndërprerjen e armiqësive në të gjitha frontet, përkushtimin ndaj vlerave të shtetit ligjor dhe demokracisë", potencoi Gerapetritis.

Për Ukrainën potencoi se "armiqësitë duhet të ndërpriten menjëherë" dhe dënoi sulmet e ditëve të fundit, ndërsa për Lindjen e Mesme, ai tha se "Evropa duhet të jetë aktive në mënyrë që të pushojnë të gjitha armiqësitë" dhe shprehu shqetësimin për situatën në Bregun Perëndimor.

"Do të duhet të fillojë një dialog politik, që do të çojë në një zgjidhje për krijimin e një shteti palestinez me pjesëmarrjen e autoritetit palestinez i cili është i vetmi autoritet ligjor dhe legjitim në rajonin më të gjerë", tha Gerapetritis.

Në mënyrë shtesë theksoi se Evropa duhet të ketë një prani aktive dhe në Siri, por edhe në krizat humanitare në Afrikë dhe pjesë të tjera të botës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

-- 

 

 

Остани поврзан