• вторник, 29 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski e fton Trampin ta vizitojë Ukrainën përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë

Zelenski e fton Trampin ta vizitojë Ukrainën përpara çdo marrëveshjeje me Rusinë

Kiev, 14 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka kërkuar nga presidenti amerikan Donald Tramp që të vizitojë vendin e tij dhe të jetë dëshmitar i tragjedisë në luftën aktuale para se të angazhohet për çfarëdo zgjidhje të supozuar paqësore me Rusinë.

I vetëdijshëm për takimin e pakëndshëm me liderin amerikan në Uashington në shkurt, Zelenski e përsëriti respektin e tij për pozicionin e SHBA-së.

“Por ju lutemi, përpara çdo vendimi, çdo forme negociatash, ejani dhe shikoni njerëzit, civilët, ushtarët, spitalet, kishat, fëmijët e shkatërruar apo të vdekur”, tha Zelenski në një intervistë për televizionin amerikan Si-Bi-Es.

Shpresoj që Tramp më pas do të kuptojë se me çfarë ka punë”, shtoi presidenti ukrainas.

“Do të kuptoni se çfarë bëri Putini”, përfundoi ai.

Si-Bi-Es regjistroi një intervistë me Zelenskin gjatë një vizite në qytetin e tij të lindjes, Krivi Rih. Atje, një sulm raketor rus më 4 prill janë vrarë 19 njerëz, përfshirë nëntë fëmijë dhe një adoleshent.

Dje, në qytetin Sumi, në lindje të vendit, në një sulm të ri me raketa u vranë të paktën 34 person.

Sipas Zelenskit, pikëpamja ruse për luftën, e cila zgjat shumë se tre vjet, mbizotëron në administratën e re amerikane.

Ai ishte veçanërisht kritik ndaj nënkryetarit Xhej-Di Vens, i cili udhëhoqi sulmin ndaj Zelenskit gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit.

"U përpoqa të shpjegoj se nuk mund të kërkoni diçka në mes. Ka një agresor dhe ka një viktimë, tha Zelenski. ls/

Foto: EPA

Остани поврзан