Rusia mbrëmë ka sulmuar me 62 dronë, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 40
- Rusia ka kryer sulme ndaj Ukrainës me 62 dronë gjatë natës, njoftuan sot forcat ajrore ukrainase.

Kiev, 14 prill 2025 (MIA) - Rusia ka kryer sulme ndaj Ukrainës me 62 dronë gjatë natës, njoftuan sot forcat ajrore ukrainase.
Sipas tyre, mbrojtja kundërajrore ukrainase arriti të rrëzojë 40 prej tyre, ndërsa 11 nuk goditën caqet e tyre, me siguri sepse ishin të tërhequr nga pajisjet e luftës elektronike.
Në kumtesë nuk theksohet se çfarë ka ndodhur me 11 dronët e mbetura. qa/
Foto: arkivi