• петок, 05 декември 2025

Tramp: Nuk duhet të lejohet zgjerimi i rrjeteve televizive “të majta”

Tramp: Nuk duhet të lejohet zgjerimi i rrjeteve televizive “të majta”

Uashington, 24 nëntor 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se asnjë rrjet televiziv që ai e konsideron si një medium lajmesh të majtë nuk duhet të lejohet të zgjerohet, duke paralajmëruar për rritjen potenciale të mediave të tilla në SHBA.

“Nëse kjo i lejon rrjetet e së majtës radikale të "zgjerohen", unë nuk do të jem i lumtur. Ej-Bi-Si (ABC) dhe En-Bi-Si (NBC) në veçanti, janë një katastrofë - pothuajse një dorë e zgjatur e Partisë Demokratike. Ato duhet të trajtohen si një fushatë e paligjshme nga e majta radikale. Asnjë zgjerim i rrjeteve me lajmev të rreme. Nëse asgjë tjetër, bëjini ato më të vogla”, shkroi Tramp në rrjetet sociale, transmeton Blumberg. 

Publikimi ishte reagim i një artikulli të Njuzmaks (Newsmax) në të cilin theksohet se kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC), Brendan Kar, po përpiqet t'u ofrojë rrjeteve televizive një shtrirje më të madhe dhe të mbështesë bashkimin e grupeve mediatike Nexstar dhe Tegna.

Blumberg vlerëson se Trampi i ka përforcuar sulmet ndaj mediave, ndërsa administrata e tij kërkon të kufizojë qasjen e shtypit.

Javën e kaluar, Trampi i bëri përsëri thirrje Komisionit Federal të Komunikimeve që t'ia heqë licencën për transmetim televizionit Ej-Bi-Si, pasi një gazetar e pyeti për veprimin e tij me dokumentet që lidhen me kundërvajtësin e dënuar seksuar, Xhefri Epstajn. ls/

Foto: Arkiv 

 

Остани поврзан