Tramp i quajtur emigrantët somalezë "mbeturina" në takimin në Kabinet
- Presidenti amerikan, Donald Tramp dje e quajti Somalinë "mezi shtet" dhe i përshkroi emigrantët somalezë "mbeturina", duke thënë se nuk i dëshiron në SHBA.
Uashington, 3 dhjetor 20025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp dje e quajti Somalinë "mezi shtet" dhe i përshkroi emigrantët somalezë "mbeturina", duke thënë se nuk i dëshiron në SHBA.
Duke folur në fund të takimit në Kabinet, Trampi tha se disa ndoshta konsideorjnë se vërejtjet ne tij janë politikisht kokorrekte, por ai nuk e ka prblem", transmeton DPA.
"Nuk i dua në vendin tonë. Do të shkojmë në një drejtim të gabuar nëse vazhdojmë të pranojmë mbeturina në vendin tonë", tha ai.
Tramnp javën e kaluar tha se refugjatët janë shkaku kryesor për problemet sociale në SHBA dhe e theksoi Minesorën si shembull, duke thënë se shteti është "i okupuar nga qindra mijëra palestinezë nga Somalia".
Paraprakisht, ai gjithashtu e publikoi fundin e programit për mbrojtje të somalezëve në Minesota, i cili sipas statistikave aktuale ndikon vetëm tek disa qindra njerëz.
Tramp dje e sulmoi përfaqësuesen demokrate somalezo-amerikane të Minesotës, Ilhan Omar, duke e quajtur atë dhe miqtë e saj "mbeturina".
Këto komente vijnë pas një rasti mashtrimi me ndihmën sociale në Minesota, ku dhjetëra banorë somalezë dyshohet se mashtruan sistemin shtetëror me qindra miliona dollarë nën drejtimin e guvernatorit Tim Valc.
Omar në X deklaroi se "obsesioni" i Trampit me të ishte "i frikshëm" dhe shprehu shpresën se ai do të merrte "ndihmën që i nevojitet me dëshpërim".
Minesota është shtëpia e më shumë se 60.000 njerëzve me prejardhje somaleze, shumica e të cilëve janë ligjërisht në shtet, duke e bërë atë komunitetin më të madh somalez në SHBA. mb/
Foto: Ilhan Omar në X