• четврток, 25 декември 2025

Tirana nesër nikoqire e Samitit për plan për rritje "Rruga jonë drejt BE-së"

Tirana nesër nikoqire e Samitit për plan për rritje

Tiranë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Tirana nesër do të jetë nikoqire e Samitit për plan për rritje "Rruga jonë drejt BE-së" ku liderët nga Ballkani Perëndimor dhe komisarja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos do të bisedojnë për planin për rritje, integrimi ekonomik dhe transformimi rajonal drejt tregut të vetëm të BE-së.

"Samiti do të mbahet në Pallatin e brigadave në Tiranë, do të fillojë në orën 09:30 dhe do të përfundojë rreth orës 12:00. Kryeministri Edi Rama dhe eurokomisarja kos, do ta mbajnë fjalimin hyrës të Samitit, ndërkaq është paraparë të mbajnë edhe konferencë të përbashkët për shtyp", kumtuan mediumet.

Ky samit ka për qëllim ta përforcojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, duke e hapur rrugën për integrim të mëtutjeshëm të rajonit. ab/

 

Остани поврзан