• петок, 05 декември 2025

Takim joformal i shefave të diplomacive të BE-së, kushtuar planit paqesor për Ukrainën

Takim joformal i shefave të diplomacive të BE-së, kushtuar planit paqesor për Ukrainën

Bruksel, 26 nëntor 2025 (MIA) - Plani më i ri për Ukrainën është temë e takimit të sotëm joformal onlajn të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve-anëtare të BE-së.

Në paralajmërimin për takimin thuhet se pritet që ministrat të bisedojnë për "ngjarjet më të reja në kontekst të monentumit të ri pozitiv në përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë, pas konsultimeve intensive të nivelit të lartë të G20, në Gjenevë dhe gjatë Samitit të paradokohshëm të BE-së dhe Unionit Afrikan".

Në margjinat e Samitit BE-UA në Luandë të hënën u mbajt takim joformal në format hibrid, drejtpërdrejtë dhe onlajn, të shefave të shteteve dhe qeverive të anëtarëve të unionit, kushtuar "ngjarjeve më të reja lidhur me përpjekjet për arritje e paqes për Ukrainën", ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Pas takimit, Koshta porositi se pozita e vetme dhe e unifikuar e BE-së është çelësi për të siguruar "epilog të mirë" të bisedimeve paqesore, si për Ukrainën, ashtu edhe për Evropën.

Liderët e BE-së mirëpritën "diskutimet konstruktive" midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Ukrainës që u zhvilluan gjatë fundjavës në Gjenevë dhe përpjekjet e presidentëve të SHBA-së dhe Ukrainës, Donald Tramp dhe Vollodimir Zelenski dhe ekipeve të tyre, duke vlerësuar se ka një momentum të ri në bisedimet paqesore.

Liderët evropianë gjithashtu theksuan se BE duhet të jetë plotësisht e përfshirë në zgjidhjen e çështjeve që e prekin drejtpërdrejtë, siç janë sanksionet, zgjerimi ose mjetet e ngrira ruse dhe se asnjë vendim për këto çështje nuk mund të merret pa Unionin.

"Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta mbështesim këtë proces duke punuar së bashku brenda BE-së dhe në koordinim të ngushtë me Ukrainën, SHBA-në dhe NATO-n. Ajo që është e rëndësishme tani është të ecim përpara si partnerë të bashkuar rreth qëllimit tonë të përbashkët: të ndalet kjo luftë, të ndalet vrasja e njerëzve dhe të ndalet agresioni ushtarak ndaj Ukrainës dhe të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për popullin ukrainas", tha Koshta.

Liderët po ashtu porositën se BE është e përkushtuar të vazhdojë t'i ofrojë Zelenskit tërë mbështetjen e nevojshme diplomatike, ushtarake, ekonomike dhe financiare.

"Paqja nuk mund të jetë armëpushim i përkohshëm, ajo duhet të jetë zgjidhje e përhershme. Ukraina ka zgjedhur Evropën dhe Evropa do të qëndrojë pranë Ukrainës", theksoi Koshta pas takimit.

Fon der Lajen, megjithatë, vlerësoi se në Gjenevë u arrit "përparim i mirë" në negociatat për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, falë "angazhimit efikas dhe të koordinuar evropian, si dhe të pranisë së fuqishme të BE-së".

"Edhe pse mbetet të bëhen edhe disa punë, tani ekziston një bazë e fortë për të ecur përpara", tha Fon der Lajen, duke shtuar se udhëheqësit evropianë në takim ishin unikë në mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe angazhimin e tyre për të respektuar territorin dhe sovranitetin e Ukrainës dhe se si vendi mund të marrë vendime në lidhje me forcat e veta të armatosura. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан