Tajlanda dërgon aeroplanmbajtëse dhe ekipe shpëtimi në jug të Tajlandës për shkak të përmbytjeve rekord
- Marina tailandeze dërgon aeroplanmbajtësen Çakri Narubet me rezerva dhe ekipe mjekësore në jug të vendit, i cili është goditur nga "përmbytjet më të këqija në 15 vitet e fundit".
Bangkok, 25 nëntor 2025 (MIA) - Marina tailandeze dërgon aeroplanmbajtësen Çakri Narubet me rezerva dhe ekipe mjekësore në jug të vendit, i cili është goditur nga "përmbytjet më të këqija në 15 vitet e fundit".
Vërshimet, të shkaktuara nga shirat e dendura, kanë goditur nëntë provinca të Tajlandës, ndërsa rajonet fqinje në Malajzi gjithashtu janë të prekura, me më shumë se 18.500 të evakuuar.
Aeroplanmbajtësja dhe një flotilje prej 14 anijesh, të shoqëruara nga helikopterë, do të mund të sigurojnë deri në 3.000 vakte në ditë, ndërsa anija mund të shërbejë edhe si spital lundrues.
Vlerësohet se 1,9 milionë njerëz janë goditur në Tajlandë, ndërsa uji arrin deri në dy metra në Hat Jai, një nga qytetet më të goditura.
Shpëtimtarët evakuuan banorët, përfshirë edhe të moshuarit, pasi shërbimet meteorologjike paralajmëruan për stuhi të mëtejshme të forta dhe valë deri në tre metra.
Përmbytjet po rrezikojnë edhe industrinë e gomës në Tajlandë, e cila, sipas raporteve mediatike, është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë.
Autoritetet bëjnë thirrje për evakuime dhe sigurimin e mbështetjes maksimale, ndërsa qytetarët kërkojnë ndihmë përmes rrjeteve sociale, duke thënë se janë të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre pa ushqim apo ujë të pijshëm. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s