Të paktën katër persona e kanë humbur jetën në zjarrin në Hong Kong
- Katër persona e kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu në një nga ndërtesat e një kompleksi banesor në Hong Kong.
Hong Kong, 26 nëntor 2025 (MIA) - Katër persona e kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu në një nga ndërtesat e një kompleksi banesor në Hong Kong.
Sipas mediave lokale, disa persona janë të bllokuar në kompleksin banesor, që ndodhet në lagjen Taj Po.
Kompleksi përbëhet nga tetë ndërtesa banimi, në të cilat janë vendosur rreth 2.000 banesa. qa/
Foto: EPA