Të paktën 94 persona humbën jetën në vërshimet në ishullin indonezian Sumatra (PLT)
- – Të paktën 94 persona humbën jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në ishullin indonezian Sumatra, 80 persona konsiderohen si të zhdukur, ndërsa afro 80.000 janë evakuuar, njoftuan autoritetet lokale.
Xhakartë, 28 nëntor 2025 (MIA) – Të paktën 94 persona humbën jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në ishullin indonezian Sumatra, 80 persona konsiderohen si të zhdukur, ndërsa afro 80.000 janë evakuuar, njoftuan autoritetet lokale.
Në Batang Toru, një nga më të prekurat në Sumatrën Veriore indoneziane është hapur një varr masiv, ku do të varrosen trupat e shtatë viktimave të paidentifikuara, sepse në qytet nuk ekziston morg, ku do të ruheshin trupat deri në ardhjen e familjarëve të viktimave.
Përfaqësuesja e pushtetit lokal, Mara Tingi bëri të ditur se në qendrën shëndetësore në Batang Toru ishin gjetur 21 trupa, prej të cilëve shtatë do të varrosen në një varrezë masive.
Autoritetet kishin frikë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë më i lartë, pasi nuk mund të përcaktohet për shkak të ndërprerjes së komunikimeve, dhe dëmtimi i rrugëve dhe linjave të energjisë e bëri të vështirë qasjen në zonat e prekura.
Kërkimi për të vdekurit vazhdon edhe sot.
Në provincën Sumatra Perëndimore më shumë se njëqind njerëz edhe më tutje janë të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe presin ndihmë.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan vërshime në shumë vende nga Azia Juglindore, duke përfshirë edhe Tajlandën dhe Malajzinë, me çka humbën jetën të paktën 183 persona. fc/
Foto: EPA