Sibiha: Bota debaton për planin e paqes, ndërsa Rusia vazhdon të vret dhe shkatërrojë në Ukrainë
- Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 20-të janë lënduar në sulmin e djeshëm ndaj Ukrainës, publikoi sot ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiha.
Kiev, 29 nëntor 2025 (MIA) - Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 20-të janë lënduar në sulmin e djeshëm ndaj Ukrainës, publikoi sot ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrij Sibiha.
Ai shtoi se Moska vazhdon të "vrasë dhe të shkatërrojë" derisa bota debaton për planet paqeruajtëse për konfliktin në Ukrainë.
Rusia ka hedhur dhjetëra raketa kryqëzuese dhe balistike dhe më shumë se 500 fluturake pa pilot ndaj shtëpive të banimit, rrjeti elektrik dhe infrastruktura kyçe", shkroi Sibiha në rrjetin Iks. mb/
Foto: MIA