• петок, 05 декември 2025

Shtëpia e Bardhë: SHBA-të "nuk mund" ta armatosin Ukrainën për një kohë të pacaktuar

Shtëpia e Bardhë: SHBA-të

Uashington, 25 nëntor 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, deklaroi se SHBA-të "nuk mund" të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë për një kohë të pacaktuar, duke sinjalizuar përpjekjet e shtuara në Uashington për të vendosur fundin e luftës së Rusisë përmes kanaleve diplomatike, raporton "Kiev post". 

Në një intervistë për Foks njhuz (Fox News) Livit tha se presidenti amerikan Donald Tramp ka investuar "një sasi të madhe kohe dhe energjie" në hetimin e mënyrave për të zgjidhur konfliktin dhe "meriton mirënjohje" për këtë. Ajo tha se qëllimi kryesor i Trampit është të ndalojë vrasjet dhe t'i japë përfundimisht fund luftës. 

Livit shtoi se frustrimi i presidentit pasqyron disponimin e publikut amerikan, i cili, sipas saj, është gjithnjë e më i lodhur nga lufta që vazhdon. 

Pavarësisht vendimit të Trampit "për ta ndërprerë financimin e kësaj lufte", Livit tha se SHBA-të vazhdojnë të dërgojnë ose shesin sasi të konsiderueshme armësh për Ukrainën përmes mekaniznave të NATO-s. 

Liderët evropian paralajmëruan se me përmbushjen e kushteve, "do të shpërblente agresionin". 

Negosiuesit kaluan fundjavën duke rishikuar pjesë të mëdha të propozimit, duke reduktuar dallimet rreth madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës, kontrollit të centralit bërthamor të Zaporozhjes dhe shkëmbimit të të burgosurve. 

Por, çështjet më të mëdha, territori dhe rruga e Ukrainës drejt NATO-s, u lanë për bisedime direkte mes presidentit Volodimir Zelenski dhe Tramp, një takim që pritet së shpejti.

Negociatorët amerikanë paralajmëruan Kievin se muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë, duke paralajmëruar se Ukraina mund të humbasë më shumë territor nëse situata në fushën e betejës përkeqësohet. 

Uashingtoni gjithashtu prezantoi një pakt të veçantë sigurie 10-vjeçar, i modeluar sipas nenit 5 të NATO-s, i cili parashikon mbështetje të koordinuar nëse Rusia sulmon përsëri.

Nëse Kievi dhe Uashingtoni finalizojnë pikat e mbetura – dhe sigurojnë mbështetje evropiane, përfaqësuesit amerikanë planifikojnë ta dërgojnë planin në Moskë, përfundon portali.qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан