Shtëpia e Bardhë mbron Trampin pasi ai e quajti gazetaren "derrkuce"
- Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur presidentin Donald Tramp pasi ai e quajti një gazetare "derrkuce" ndërsa ajo e pyeti për Xhefri Epstin, i dënuar për abuzim seksual, i cili ka ndërruar jetë së fundmi, duke thënë se komentet e presidentit pasqyrojnë ndershmërinë dhe transparencën e tij.
Uashington, 21 nëntor 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur presidentin Donald Tramp pasi ai e quajti një gazetare "derrkuce" ndërsa ajo e pyeti për Xhefri Epstin, i dënuar për abuzim seksual, i cili ka ndërruar jetë së fundmi, duke thënë se komentet e presidentit pasqyrojnë ndershmërinë dhe transparencën e tij.
Gjatë një bisede në aeroplanin "Er Fors 1" javën e kaluar, e cila është bërë virale në internet, Tramp u përkul drejt gazetares, i tregoi me gisht dhe i tha: "Hesht, derrkuce", ndërsa ajo e shtyu me pyetje në lidhje me emailet e publikuara së fundmi të Epstin, në të cilat financieri nga Nju Jorku pretendon se Tramp e "dinte për vajzat".
When a reporter on Air Force One asked President Donald Trump a question about Epstein's recently revealed emails, Trump snapped at her, responding with the phrase “Quiet, piggy.” pic.twitter.com/qpiFOOTeiG
— The Washington Post (@washingtonpost) November 18, 2025
E pyetur mbrëmë në lidhje me incidentin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, tha se votuesit amerikanë e rizgjodhën Trampin për shkak të ndershmërisë së tij dhe se gazetarët duhet ta vlerësojnë sinqeritetin e tij në përgjigjen e pyetjeve.
"Ai i vë në dukje lajmet e rreme kur i sheh dhe është i frustruar me gazetarët që përhapin informacione të pasakta", tha Levit në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. "Por ai gjithashtu ofron akses të paprecedentë në shtyp dhe u përgjigjet pyetjeve pothuajse çdo ditë", vuri në dukje zëdhënësja.
Të martën në Dhomën Ovale, Tramp e quajti një gazetare tjetër "person të tmerrshëm" pasi ajo e pyeti princin e Kurorës Saudite Mohamed bin Salman në lidhje me vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi dhe e pyeti Trampin pse nuk i publikoi dosjet e Epstin.
Asociacioni i gazetarëve profesionistë (APZH) këtë javë lëshoi një deklaratë ku dënon gjuhën përçmuese të Trampit ndaj gazetarëve, duke e theksuar historinë e tij të shfrytëzimit të gjuhës poshtëruese për diskreditim të grave.
"Askush nuk pret që presidentët të jenë adhuruesit më të mëdhenj të gazetarëve", tha drejtoresha ekzekutive e APZH-së, Karolin Hendri. "Por fyerjet poshtëruese ndaj gazetareve nuk duhen toleruar." sa/
foto: EPA