Shtajnmajer: Evropa duhet të ketë vetëbesim si fuqi ekonomike
- Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer sot i bëri thirrje Evropës të veprojë me vetëbesim më të madh si fuqi ekonomike.
Madrid, 27 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer sot i bëri thirrje Evropës të veprojë me vetëbesim më të madh si fuqi ekonomike.
Shtajnmajer, në ditën e dytë të vizitës së tij në Spanjë, dhe mbreti Felipe bashkarisht e hapën forumin ekonomik gjermano-spanjoll, transmetoi DPA.
"Evropa është treg me mbi 450 milionë njerëz", theksoi ai. Kemi prani dhe ndikim të fuqishëm, dhe mund ta shfrytëzojmë këtë ndikim", tha Shtajnmajer.
Sipas tij, nëse vendimmarrja në bllok bëhet më e shpejtë dhe më e qartë, kjo do ta ndihmojë Evropën për ta shfrytëzuar këtë ndikim.
Evropa duhet "të qëndrojë fuqishëm" dhe në mënyrë aktive t'u përgjigjet presioneve nga brenda, siç është lufta e Rusisë në Ukrianë dhe ndarja e vlerave të përbashkëta në çështje nga ana e SHBA-së", tha ai.
Shtajnmajer në mbledhjen e djeshme të përbashkët në Kongresin e deputetëve dhe Senatin në Madrid i bëri thirrje Evropës të përgatitet për të ardhmen.
"Na nevojiten reforma për t'u bërë më të shpejtë dhe më të vendosur", tha ai në fjalimin e tij para dy dhomave të parlamentit.
Shtajnmajer sot u takua edhe me kryeministrin spanjoll, Pedro Sançez. ab/
Foto: ЕPА