• петок, 05 декември 2025

SHBA-ja vazhdoi licencën e operacioneve ndërkombëtare të Lukoilit deri më 29 prill 

SHBA-ja vazhdoi licencën e operacioneve ndërkombëtare të Lukoilit deri më 29 prill 

Uashington, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Zyra për kontrollin e mjeteve të huaja të SHBA-së (OFAK) e vazhdoi licencën që lejon operacione të caktuara të kompanisë ndërkombëtare të Lukoill deri më 29 prill të vitit 2026. 

Sipas dokumentit të publikuar sot në faqen e internetit të OFAK, licenca lejon transaksione me degët dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë të Lukoillit, përfshirë ato në SHBA, por ekskluzivisht për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, mirëmbajtjen teknike, punën dhe likuidimin e stacioneve të benzinës jashtë Rusisë.

Mjetet në llogaritë e bllokuara të kompanisë mund të përdoren për transaksione të miratuara. Megjithatë, licenca nuk lejon transaksione me institucione financiare shtetërore ruse, as transferime të drejtpërdrejta në Rusi.

архива

Остани поврзан