SHBA-ja përkohësisht e ndaloi pakon e sanksioneve drejt Rusisë para vizitës së deputetit Uitkof në Moskë
- – SHBA-ja përkohësisht e ndaloi shqyrtimin e pakos gjithëpërfshirëse të sanksioneve dypartiake kundër Rusisë, në një moment kur pritet që i dërguari i posaçëm i presidentit aktual të SHBA-së Donald Tramp, Stiv Uitkof, ta vizitojë Moskën, njoftoi “Kijev post”.
Uashington, 28 nëntor 2025 (MIA) – SHBA-ja përkohësisht e ndaloi shqyrtimin e pakos gjithëpërfshirëse të sanksioneve dypartiake kundër Rusisë, në një moment kur pritet që i dërguari i posaçëm i presidentit aktual të SHBA-së Donald Tramp, Stiv Uitkof, ta vizitojë Moskën, njoftoi “Kijev post”.
Sipas gazetës, propozim-ligji ishte tërhequr nga rendi i ditës në Senat derisa kryenegociatori i Trampit nuk udhëton në Moskë javën e ardhshme, që në Uashington interpretohet si sinjal se Shtëpia e Bardhë në këtë periudhë i jep prioritet kanalit diplomatik me Rusinë.
Vendimi vijoi pak pasi presidenti rus Vladimir Putin, në konferencë për media në Bishkek, shprehu befasi nga pakoja më e re e sanksioneve amerikane të drejt dy kompanive ruse të naftës.
Putini përkujtoi se në samitin e fundit rus-amerikan në Alaskë të dyja palët arritën “mirëkuptim” për hapat e nevojshme që të fillohet zgjidhja e konfliktit në Ukrainë, duke shtuar se hapat e rinj të Uashingtonit janë në kundërshtim me atë që janë marrë vesh.
"Dhe papritmas SHBA-ja publikon sanksione kundër dy kompanive tona të naftës. Cili është motivi për këtë? Të them të drejtën, as nuk e kuptoj çfarë po ndodh", deklaroi Putini.
Presidenti rus para pak kohësh emëroi delegacion zyrtar negociator për çështjen ukrainase, që në Moskë interpretohet si shenjë se dialogu mund të rinovohet nëse Uashingtoni tregon gatishmëri të veprojë në përputhje me kornizat e dakorduara. fc/
Foto: Arkivi