• четврток, 04 декември 2025

Senatorja australiane hyri në Parlament me burkë si shenjë proteste për shkak të refuzimit të propozimit të saj për ndalimin e burkave

Senatorja australiane hyri në Parlament me burkë si shenjë proteste për shkak të refuzimit të propozimit të saj për ndalimin e burkave

Kanbera, 24 nëntor 2025 (MIA) - Senatorja australiane Polin Hanson sot u shfaq në Parlament duke mbajtur burkë, si pjesë e fushatës së saj për ndalimin e veshjeve të grave muslimane që mbulojnë të gjithë trupin dhe fytyrën në vendet publike.

Hason e vendosi burkën pasi u refuzua propozimi i saj për të paraqitur një ligj që do të ndalonte burkat dhe mbulesat e tjera të fytyrës në hapësirat publike në Australi.

“Kjo është hera e dytë që Hanson përdor burkën në Parlament si një protestë për të nxitur ndalimin e mbajtjes së saj në publik.

Pas hyrjes së Hanson në sallë, e veshur me burkë, disa senatorë musliman reaguan ashpër, ndërsa seanca u ndërpre pasi ajo refuzoi ta hiqte. "Ky është një shembull i racizmit", deklaroi Mehrin Faruki, senatore e Partisë së Gjelbër nga Uellsi i Ri Jugor.

Hanson në një deklaratë me shkrim tha se e kishte vendosur burkën si protestë për shkak të refuzimit të ligjit të propozuar. "Nëse parlamenti nuk dëshiron ta ndalojë, do t’ua tregoj këtë veshje represive, radikale, jo fetare që kërcënon sigurinë tonë kombëtare dhe shtyp gratë në parlamentin tonë, që çdo australian të shohë se cili është problemi. Nëse nuk duan që ta mbaj - le ta ndalojnë burkën", deklaroi Hanson. qa/

Foto: EPA 

Остани поврзан