• четврток, 25 декември 2025

Senatori republikan Malin pohon se SHBA-ja i ka ofruar Maduros mundësinë për "të shkuar në Rusi"

Senatori republikan Malin pohon se SHBA-ja i ka ofruar Maduros mundësinë për

Uashington, 1 dhjetor 2025 (MIA) - SHBA-ja, e cila për momentin po sistemon trupa përskaj brigjeve të Venezuelës, i ka ofruar presidentit Nikollas Maduro, mundësinë të "shkojë në Rusi" apo në ndonjë vend tjetër, deklaroi mbrlmë senatori amerikan, Markuejn Malin.

"I dhamë mundësi Maduros të largohet. I thamë se mund të shkojë në Rusi apo mund të shkojë në një vend tjetër", deklaroi senatori republikan nga Okllahoma.

Deklarata vjen në kohë të tensioneve shumë të larta mes SHBA-së dhe Venezuelës.

Presidenti amerikan, Donlad Tramp urdhëroi sistemim të forcave ushtarake të përmasave të mëdha në Detin e Karaibeve dhe të shtunën paralajmëroi se e konsideron hapësirën ajrore të Venezuelës si tërësisht të mbyllur pasi që e dërgoi mbajtësin më të madh të aeroplanëve në botë në këtë rajon.

Tramp i arsyeton operacionet me akuzat se Karakasi qëndron prapa tregtisë me drogë që po e vërshon tregun amerikan.

Maduro i mohon akuzat dhe kundërpërgjigjet me akuza se Uashingtoni e shfrytëzon këtë arsyetim për ta rrëzuar, të shkaktojë ndryshim të regjimit në Venezuelë dhe t'i konfiskojë rezervat e naftës në vend.

Presidenti sicialist Maduro është në pushtet prej vitit 2013 si trashëgues politik i Hugo Çavezit, figurë kryesore e të majtës radikale në Amerikën Latine. Ai u rizgjodh në vitin 2024 pas zgjedhjeve kontestuese të shënuara e trazira dhe arrestime.

"Vetë populli i Venezuelës gjithashtu u deklarua se dëshiron lider të ri dhe ta ripërtërijë Venezuelën si vend", tha senatori Malin.

Edhe senatori republikan, Lindzi Gream, të shtunën, gjithashtu, haptazi negocioi për ndryshim të regjimit në Venezuelë.

"më shumë se një dekadë, Maduro kontrollon shtetin narko-terrorist i cili po e helmon Amerikën", shkroi ai në platformën X, dukee quajtur presidentin venezuelas "lider jolegjitim".

"Përkushtimi i fuqishëm i presidentit Tramp për përfundim të kësaj marrëzie në Venezuelë do të shpëtojë shumë jetë amerikane dhe do t'i japë popullit të dashur të Venezuelës mundësi të re për jetë", tha Gream, i cili e theksoi mundësinë për ekzil të Maduros.

Prej fillimit të shtatorit, SHBA-ja kreu sulme ndaj mbi 20 anijeve të dyshuara për tregti me drogë në detin e karaibeve dhe në oqeanin Paqësor. Në ato sulme jetën e humbën 83 persona, por autoritetet amerikane nuk dhanë dëshmi se anijet ishin shfrytëzuar për tregti me drogë.

Kombet e Bashkuara vlerësuan se bëhet fjalë për "ekzekutime jashtëgjyqësore".

"Njujork tajms" kohë më parë zbuloi se Tramp dhe Maduro kohë më parë patën bisedë telefonike për takim të mundshëm në SHBA, ndërsa lajmin mbrëmë e konfirmoi vetë presidenti Tramp, pa dhënë sqarime shtesë për përmbajtjen e bisedës. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан