Rusia pohon se ka pushtuar një fshat në Ukrainën lindore
- Ministria ruse e Mbrojtjes sot kumtoi se forcat e Moskës kanë pushtuar fshatin Klinovje në rajonin Doneck të Ukrainës.
Moskë, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria ruse e Mbrojtjes sot kumtoi se forcat e Moskës kanë pushtuar fshatin Klinovje në rajonin Doneck të Ukrainës.
Informacionet nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Ndërkohë, tre persona u vranë dhe të paktën tetë u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin lindor ukrainas Dniepër, deklaroi guvernatori i rajonit Dniepërit, Vladislav Gajvanenko.
"Operacioni i shpëtimit është në vijim, sipas të dhënave paraprake, ka dëme në një pompë të benzinës dhe një kompani. Inspektimi i zonës vazhdon dhe dëmet po vlerësohen", shtoi ai në aplikacionin Telegram. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s