• петок, 05 декември 2025

Raporti PE-së për zgjerim: Çështjet bilaterale nuk guxojnë të shfrytëzohen për bllokim të inkaudrimit në BE

Raporti PE-së për zgjerim: Çështjet bilaterale nuk guxojnë të shfrytëzohen për bllokim të inkaudrimit në BE

Bruksel, 20 nëntor 2025 (MIA) - Çështjet e pazgjidhura bilaterale mes anëtareve të BE-së dhe vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale dhe ato nuk guxojnë të shfrytëzohen si levë për bllokim të procesit të inkuadrimit të vendeve kandidate për anëtarësim, ceket në Propozim-raportin për Strategjinë e BE-së për zgjerimin e Parlamentit evropian, në të cilin potencohet se disa nga shtetet të cilat synojnë t'i bashkangjiten bllokut tashmë me vite kanë status të kandidatëve për anëtarësim.

"Zgjerimi është një prej vegglave më të fuqishme të BE-së në politikën e jashtme dhe gjeopolitikë dhe mbetet forcë shtytëse kryesore e sigurisë afatgjate, paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Evropë në bazë të vlerave të përbashkëta demokratike dhe paraqet mundësi historike me përparësi të rëndësishme socio-ekonomike, politike dhe të sigurisë edhe për BE-në edhe për vendet e përfshira me procesin e zgjerimit", ceket në Raport.

Gjatë prezantimit të sotëm të dokumentit para Komitetit për punë të jashtme (AFET) në Parlamentin evropian, rpaortuesi,, eurodeputeti lituanez, Petraas Aushteviçius deklaroi se BE-ja duhet të ketë strategji për zgjerim, dhe jo vetëm në plan të njëfishtë, dhe se nuk guxon të lejojë që ai proces të mbahet peng nga cili do vend anëtar, sepse bëhet fjalë për bashkim të Evropës dhe afrim të evropianëve.

"Evropianizimin e shoh si platformë të pashmangshme për të cilën vendet evropiane mund të japin kontribut, të kenë dobi nga ajo dhe të jetojnë së bashku në afat të gjatë", tha Aushteviçius.

Sipas tij, zgjerimi është posaçërisht me rëndësi në kushte të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe tentimeve të Rusisë për të shkaktuar ndarje në Evropë dhe për të realizuar ndikim ndaj vendeve të caktuara evropiane, me çka i bën më të dobëta dhe "të varura nga Perandoria ruse".

Aushteviçius theksoi se vendet kandidate për anëtarësim në rrugën e tyre drejt BE-së po kalojnë nëpër një proces të trnsformimit, adaptimit dhe reformave gjithpërfshirëse dhe përparimit dhe secila prej tyre duhet të vlerësohet sipas meritave individuale.

Nga na tjetër, sipas eurodeputetit liberal lituanez, BE-ja duhet ta mbajë funksionalitetin e procesit inkuadrues, prandaj duhet të kalojë drejt sjelljes së vendimeve me shumicë kualifikuese dhe këtë duhet ta bëjë me kohë dhe në mënyrë më transparente.

"Vendet e përfshira me zgjerimin nuk janë zonë tamponi e BE-së, ato janë anëtare të ardhshme të Unionit tonë të përbashkët dhe u nevojitet adaptim praktik, integrim individual dhe mbështetje strukturore financiare. besoj fuqishëm se secili vend kandidat i përkushtuar ndaj anëtarësimit, përmes reformave dhe ,bështetjes sonë mund ta arrijë qëllimin e vet dhe të bëhet anëtare e barabartë e komunitetit tonë", shtoi Aushteviçius.

Në propozim-raportin potencohet se zgjerimi është proces i bazuar në merita dhe secili vend kandidat duhet të vlerësohet sipas meritave të veta në zbatimin e Kritereve të Kopenhagës, harminizimit me megjislaturën e BE-së dhe përmbushjen e të gjitha kushteve plotësuese të konstatuara në kornizën për zgjerim. ab/

Foto: Printskrin 

Остани поврзан