• петок, 05 декември 2025

Raporti i AFET për politikën e jashtme të BE-së: Zgjerimi është investim gjeostrategjik në siguri dhe stabilitet

Raporti i AFET për politikën e jashtme të BE-së: Zgjerimi është investim gjeostrategjik në siguri dhe stabilitet

Bruksel, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Agresioni rus ndaj Ukrainës seriozisht e destabilizon fqinjësinë lindore të BE-së, duke shkaktuar efekte të derdhjes në Ballkanin Perëndimor, që kërcënon t'i ngadalësojë reformat dhe të nxisë narrativa antievropiane, kështu që zgjerimi i BE-së paraqet investim gjeostrategjik në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Kjo ceket në Raportin për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së për vitin 2025, që sot e miratoi Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit evropian (AFET) me 42 vota "për" dhe 14 "kundër".

"Nga Ukraina deri në Kaukaz, nga Lindja e Afërt deri në Sahel, Arktik e më gjerë, rreth Evropës po formohet një shtresë destabiliteti, që është shembull për pasiguri radikale në të cilën funksionon BE-ja. Konkurrenca dhe proteksionizmi e zëvendësojnë bashkëpunimin dhe tregtinë e lirë, ndërsa investimet, informatat dhe rrjedhat e emigracionit gjithnjë e më shumë po intrumentalizohen. Për të mbetur rrelevante në skenën ndërkombëtare, BE-ja nuk mund t'i lejojë vetes të kthehet drejt vetes dhe duhet të mbetet e hapur dhe e angazhuar", ceket në Raport.

Në dokument u bëhet thirrje vendeve anëtare për "përdorim më të madh dhe më transparent të qëndrueshmërisë konstruktive" gjatë vendimmarrjes në pajtim me nenin 31 paragrafi 1 nga Marrëveshja për Bashkimin Evropian, në raste kur "nuk mund të mbështesin një vendim, por nuk dëshirojnë ta bllokojnë veprimin kolektiv të BE-së".

"Qasja e këtillë e përforcon aftësinë e BE-së të reagojë në mënyrë të shpejtë dhe koherente në kriza ndërkombëtare, duke e respektuar sovranitetin kombëtar, e gjithashtu tregon edhe se është i mundur efikasitet më i madh në politikën e përbashkët të jashtme dhe tëp sigurisl edhe pa ndryshim të Marrëveshjes", theksojnë anëtaret e AFET.

Në Raport ceket mbështetja për "zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë", por paralajmërohet se çdo marrëveshje e imponuar nga ana e Rusisë apo me tëcilën do të "shpëtblehet" agresioni i saj, do ta minonte sigurinë evropiane. Eurodeputetët u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së të vazhdojnë ta furnizojnë Ukrainën me armë dhe municion, posaçërisht me sisteme për mbrojtje kundërajrore dhe me kapacitete me rreze të gjatë veprimi.

Komiteti paralajmëron se formatet "minilaterle" gjithnjë emë shumë rrezikojnë t'i fragmentojnë normat globale, e si vijim për zgjidhje të konflikteve dhe për menaxhimin global rol kyç duhet të kenë organizatat multilaterale, posaçërisht Kombet e basahkuara. Për përforcim të rolit, efiksaitetit dhe përfaqësimit demokratik në KB, në raport bëhet thirrje edhe për reforma gjithpërfshirëse të Organizatës.

Me rastin e miratimit të Raportit, kryetari i AFET, eurodeputeti gjerman, Dejvid mekalister deklaroi se dokumenti, i miratuar me "shumicë të madhe", e konfirmon orientimin e a]qartë dhe strategjik për politikën e jashtme të BE-së në kohë të destabilitetit gjithnjë e më të madh.

Sipas tij, detyra më e gjerë strategjike e BE-së është t'i përforcojë partneritetet globale, ta përmirësojë aftësinë për kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve dhe të sigurojë zgjerim, politikë fqinjësore dhe bashkëpunim me demorkacitë të mendimit të njejtë t'i shërbejnë sigurisë afatgjate evropiane.

Raporti do të vihet për miratim nga ana e Parlamentit evropian gjatë sesionit të tij plenar në janar të vitit 2026. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан