Rama: Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të pezulluar zëvendëskryeministren Balluku është akt brutal në ndërhyrje të pushtetit ekzekutiv
- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisaren Marta Kos, në Tiranë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës e Posçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për pezullimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, vlerësoi se bëhet fjalë për një "akt brutal ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv".
Tiranë, 21 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisaren Marta Kos, në Tiranë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJPKKO), për pezullimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, vlerësoi se bëhet fjalë për një "akt brutal ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv".
Ky është reagimi i tij fillestar, pas vendimit për "pezullim nga kryerja e detyrave dhe funksioneve" dhe "ndalesë për ta lëshuar vendin", si pjesë e hetimeve për shkeljet e barazisë në tendera, duke treguar se do të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese të vendosë për këtë.

Kur u pyet nëse do ta shkarkonte zëvendëskryeministren e infrastrukturës dhe energjetikës, dhe nëse ndiente përgjegjësi personale, meqenëse dhe paraardhësi i Ballukut, Arben Ahmetaj, është dyshuar për korrupsion, u përgjigj se "nuk jemi në gjendje të bëjmë ndonjë lëvizje në qeveri dhe aktualisht funksionet e ministrit të Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministrit nuk po funksionojnë".
Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit ekzekutiv. Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj. Nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, e cila funksionon", u përgjigj Rama.
Shtoi se "nuk është e zakonshme në BE njerëzit të pezullohen nga pozicionet e tyre" dhe se 'ky është një shembull unik në historinë e Evropës'.
Sipas tij, "nuk është e zakonshme në BE që një kryetar komune të shkarkohet nga funksioni pa gjyq dhe të dërgohet në burg", gjë që indirekt i referohet Erion Veliut, kryetarit të komunës së Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim që nga shkurti i këtij viti për shkak korrupsionit dhe larje parash.
Në lidhje me të njëjtën çështje, eurokomisarja Kos nuk deshi të komentojë. rq/
Foto: Rama FB