Rama në podkastin "East Side Stories": BE-ja duhet të bisedojë me Rusinë, sepse Moska është fqinj i Unionit, e jo i SHBA-së
- Në një intervistë për podkastin austriak "East Side Stories", kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se BE-ja duhet të bisedojë me Rusinë, e jo "ta delegojë politikën e saj të jashtme të Uashingtonit, sepse Moska është fqinjë i Unionit e jo i SHBA-së.
Tiranë, 29 nëntor 2025 (MIA) - Në një intervistë për podkastin austriak "East Side Stories", kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se BE-ja duhet të bisedojë me Rusinë, e jo "ta delegojë politikën e saj të jashtme të Uashingtonit, sepse Moska është fqinjë i Unionit e jo i SHBA-së.
"Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, mendosj se duhet të bisedojë me Rusinë. Dhe nuk duhet të vazhdojë ta delegojë politikën e saj të jashtme të Uashingtonit, sepse në fund të fundit, Rusia është fqinj i Bashkimit Evropian e jo fqinji i SHBA-së. Ndërsa me fqinjët duhet të bisedohet", ka thënë Rama në podkastin "East Side Stories" të medias austriake "Di prese".
Sa i përket marrëdhënënive me Shqipërinë, Rama ka përmendur rëndësinë e integrimit të vendir në Bashkimin Evropian dhe rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për sigurinë e kontinentit.
Ai u shpreh se vendi nuk bën “detyrat e shtëpisë” për t’i kënaqur institucionet e BE-së, por për të transformuar Shqipërinë në një vend më evropian dhe demokratik.
“Nuk e bëjmë këtë ‘detyrë shtëpie’ për t’i kënaqur ata. E bëjmë këtë detyrë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më demokratike, më të bazuar në institucionet e veta dhe jo tek personalitetet e veta”, tha Rama. mb/
Foto: MIA