Qeveria talebane në Afganistan: Të paktën 10 të vdekur në sulmet ajrore në Pakistan
- – Të paktën dhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe dhjetë fëmijë, ishin vrarë gjatë natës në sulmet ajrore pakistaneze mbi Afganistan, njoftoi qeveria talebane në Kabul, në kushte të tensioneve të rritura ndërmjet dy fqinjëve.
Kabul, 25 nëntor 2025 (MIA) – Të paktën dhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe dhjetë fëmijë, ishin vrarë gjatë natës në sulmet ajrore pakistaneze mbi Afganistan, njoftoi qeveria talebane në Kabul, në kushte të tensioneve të rritura ndërmjet dy fqinjëve.
“Në krahinën Host, forcat pakistaneze bombarduan shtëpinë e një civili. Nëntë fëmijë (pesë djem dhe katër vajza) dhe një grua ishin vrarë”, shkroi zëdhënësi qeveritar Zabihullaj Muxhahid në platformën „X“.
Ai shtoi se ka pasur edhe sulme të tjera ajrore në rajonet kufitare Kunar dhe Paktika, në të cilat katër persona janë plagosur.
Sulmet vijnë në kushte të tensioneve me Islamabadin dhe një ditë pas sulmit vdekjeprurës me bombë në selinë e forcave pakistaneze të sigurisë në një zonë e cila kufizohet me Afganistanin. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s