Putini: Nëse nuk tërhiqet armata ukrainase, Rusia me forcë do ta pushtojë Donbasin
Moskë, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin, sot deklaroi se Rusia "me forcë do ta pushtojë të gjithë rajonin ukrainas Donbas, nëse nuk tërhiqet armata ukrinase".
"Ose me forcë do ta pushtojmë territorin ose armata ukrainase do të tërhiqet", deklaroi Putini në intervistën për televizionin indian "India tudej" (India Today).
Më herët, Ukrina kumtoi se "nuk do t'i dhurojë Rusisë asnjë pjesë të territorit të saj", ndërsa presidenti, Volodimir Zelenski, shtoi se "Moska nuk duhet shpërblehet për luftën që filloi".
Rusia momentalisht kontrollon mbi 19 për qind të territorit të Ukrainës, ndërsa në negociatat me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës, Moska theksoi se dëshiron të kontrollojë të gjithë Donbasin, një pjesë të Ukrainës e cila përbëhet nga dy rajone, Donjeckun dhe Luganskun.
Putini para dy ditëve bisedoi dhe me përfaqësuesit e presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, dhe deklaroi se Rusia "ka pranuar disa propozime amerikane" dhe se negociatat vazhdojnë.
Kremlini në vitin 2022 publikoi se territori ukrainas Lugansk, Donecku, Hersoni dhe Zaporozhje i përkasin Rusisë.
Foto: EPA