• вторник, 02 јули 2024

Presidentja Siljanovska-Davkova i priti kryeministrin Hristian Mickoski dhe anëtarët Qeverisë së sapozgjedhur

Presidentja Siljanovska-Davkova i priti kryeministrin Hristian Mickoski dhe anëtarët  Qeverisë së sapozgjedhur

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordan Siljanovska Davkova sot i priti kryeministrin Hristian Mickoski dhe anëtarët e Qeverisë së sapozgjedhur, me ç'rast i uroi për zgjedhjen e tyre, duke u dëshiruar punë të suksesshme në përmbushjen e qëllimeve strategjike të shtetit, përparim ekonomik dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve, kumtoi kabineti i saj.

Presidentja shfaqi pritje nga përbërja e re qeveritare se me në mënyrë të ndërgjegjshme, me nder dhe me përgjegjësi do ta realizojë programin e parashtruar për punë, në pajtim me interesat nacionale të vendit dhe interesat e qytetarëve.

Qeveria e re të cilën e kryeson Mickoski u zgjidh mbrëmë në Kuvend me 77 vota "për" dhe 22 vota "kundër". Koalicionin qeveritar e përbëjnë VMRO-DPMNE, partitë nga kolaicioni VLEN dhe ZNAM.

Në kabinetin qeveritar ka 20 ministri, katër më shumë se deri më tani. Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Mickoski është kryeminsitri i 13-të, ndërkaq e kryeson qeverinë e njëzet që nga pavarësimi i shtetit. ab/

Foto: kabineti i Siljanovska-Davkovës

 

Остани поврзан