• среда, 03 јули 2024

Mucunski i pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani

Mucunski i pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot i pranoi kopjet e letrave kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar, i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Shqipërisë, Denion Meidani, informojnë nga MPJ.

Duke i dëshiruar mision të suksesshëm ambasadorit të ri shqiptar, ministri Mucunski ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe bindje se ambasadori do të japë kontribut të rëndësishëm në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve.

"Bashkëbiseduesit u përqëndruan në eurointegrimet e dy vendeve, duke theksuar nevojën nga përshpejtimi i këtyre proceseve në periudhën që vijon. U pajtuan se kthimi i zgjerimit të BE-së në agjendë është me rëndësi për rajonin si tërësi dhe do të kontribuojë për nxitjen e proceseve reformuese dhe demokratike. Të dy vendet mbeten të përkushtuara në rrugën evropiane dhe janë të gatshme të bashkëpunojnë në drejtim të realizimit të qëllimit përfundimtar - anëtarësimi i plotë në BE", njoftojnë nga MPJ-ja.

Njëheri, u bë fjalë për bashkëpunimin lidhur me Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Uashington.

"Me këtë rast, u theksua se si NATO aleatë, të dy vendet ndajnë vlera të njëjta dhe japin kontribut në avancimin e bashkëpunimit rajonal, që është garanci për rajon të sigurtë dhe stabil", kumtojnë nga MPJ.

Në takimin u bisedua edhe për modalitetet për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, me theks të posaçëm në ekonomi, rritjen e këmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore, ndërsa janë këmbyer mendime edhe për ngjarjet rajonale dhe për temat aktuale të jashtme politike. bsh/

Foto: MPJ

Остани поврзан