• среда, 03 јули 2024

QMK informoi për dëmet e shkaktuara nga stuhia që goditi Shkupin pasditen e sotme - dru të rënë, automjete të dëmtuara dhe çati, kabllo të shkëputura nga shtyllat elektrike

QMK informoi për dëmet e shkaktuara nga stuhia që goditi Shkupin pasditen e sotme - dru të rënë, automjete të dëmtuara dhe çati, kabllo të shkëputura nga shtyllat elektrike

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Sipas njoftimeve të pranuara në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK), si pasojë e stuhisë që ka goditur Shkupin pasditen e sotme, janë rrëzuar 16 drunjë, janë dëmtuar tri automjete, janë regjitruar shtatë kabllo të shkëputura nga shtyllat elektrike, tre çati janë dëmtuar,  si dhe është regjistruar lëndimi i një personi.

QKM-ja informon se aktualisht janë duke u njoftuar dhe koordinuar shërbimet kompetente nga komunat dhe Qyteti i Shkupit për të vepruar në raportet për dëme dhe rrezik.

Në numrin e vetëm të emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK) janë raportuar disa dëme dhe informacione për rreziqe për qytetarët dhe mjedisin, të shkaktuara nga stuhia në Shkup, e cila ka përfshirë një pjesë të qytetit. Për të gjitha ngjarjet dhe rastet emergjente të raportuara në 112, përmes Sektorit për operacione dhe koordinim në QKM, njoftohen dhe koordinohen shërbimet kompetente nga komunat dhe Qyteti i Shkupit për të vepruar sipas njoftimeve për dëme dhe rrezik. Për momentin, bilanci sipas raportimeve dhe informacioneve të para të marra në 112 në QMK është si më poshtë: 16 drunjë të rrëzuara; automjete të dëmtuara 3; kabllo të shkëputura nga shtyllat elektrike 7; çati të dëmtuara 2 dhe të lënduar 1 person, kumtojnë nga QMK-ja. 

Паднато дрво во близина на „Веро Џамбо“ / Фото: МИА

Nga aty kanë informuar për raportet e pranuara me adresa dhe vende specifike ku kanë ndodhur. ls/

Foto: MIA 

 

 

Тагови

Остани поврзан