• четврток, 04 јули 2024

Takim Gashi - Ludva: Për Çekinë me rëndësi të veçantë është integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor

Takim Gashi - Ludva: Për Çekinë me rëndësi të veçantë është integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva, me të cilin shkëmbyen mendime lidhur me procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit tradicionalisht të mirë në planin bilateral.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, Gashi u shpreh i kënaqur për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme midis të dy vendeve, duke theksuar se Republika Çeke është ndër vendet që e stimulojnë BE-në që të mbajë vazhdimisht të hapur derën për zgjerimin dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vendi ynë në fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE, ndërsa ambasadori Ludva theksoi se integrimi i vendeve të këtij rajoni është me rëndësi të veçantë për Republikën Çeke.

Gashi dhe Ludva u pajtuan se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke janë shumë të mira, siç dëshmojnë shumë takime në nivel bilateral në periudhën e kaluar, gjë që duhet të jetë praktikë edhe në të ardhmen

Në këtë kontekst, kryetari Gashi theksoi se Çekia është shumë aktive në fushën e bashkëpunimit ekonomik me vendin tonë. Ai e informoi ambasadorin se në Kuvend janë duke u formuar delegacione dhe grupe parlamentare për bashkëpunim, duke theksuar se përmes GP-së për bashkëpunim me parlamentin çek mund të hapet debati më i përgjithshëm për thellimin e bashkëpunimit bilateral në më shumë fusha, si dhe për forcimin e kapaciteteve që vendi të tërheqë më shumë investime të huaja. fc/

Fotografia: Kuvendi

Остани поврзан