• четврток, 04 јули 2024

Mjekja Sonja Nikollova drejtoreshë e re e Institutit RTG

Mjekja Sonja Nikollova drejtoreshë e re e Institutit RTG

 Shkup, 4 korrik 2024 (MIA)  - Mjekja Sonja Nikollova është drejtoresha e re e Institutit të Radiologjisë, konfirmuan për MIA-n  nga Ministria e Shëndetësisë.

 Ministri i ri i Shëndetësisë Arben Taravari ka ndërruar disa drejtorë të institucioneve publike shëndetësore, ndërsa ka paralajmëruar disa të tjerë deri në fund të javës.

 Mjeku Igor Stojkovski u emërua drejtor i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, mjeku  Andon Çibishevi drejtor i Klinikës për Toksikologji,  ndërsa  ish-ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti drejtor i Klinikës së Neurologjisë.

 Taravari në brifing me gazetarët në fillim të këtij muaji tha se deri të premten do ta dijë se kush do të jetë drejtori i ri i SPQ "8 Shtatori".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан