• петок, 05 јули 2024

Urim nga kryeministri Mickoski me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së - 4 Korriku

Urim nga kryeministri Mickoski me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së - 4 Korriku

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot dërgoi urime me rastin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës - 4 Korriku.

"Në emër të Qeverisë dhe në emrin tim personal, më lejoni të shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e 248 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ditë e rëndësishme simbolizon luftën për liri dhe demokraci, të cilat janë vlerat thelbësore të përbashkëta të dy kombeve tona. Ne kemi një miqësi shumëvjeçare, e cila nxit paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve tona, të rajonit dhe të botës më gjerë, thotë Mickoski në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, duke shtuar se popullit amerikan i uron një ditë të mbushur me gëzim, krenari dhe unitet.

Ne, potencoi kryeministri Mickoski, vazhdojmë të jemi fuqimisht të përkushtuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi të frytshëm dhe për përforcimin edhe më të madh të lidhjeve tona dypalëshe. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан