• петок, 05 јули 2024

MASH: Nën udhëheqjen e re, MASH-i fillon në mënyrë sistematike t'i zgjidhë sfidat e të rinjve

MASH: Nën udhëheqjen e re, MASH-i fillon në mënyrë sistematike t'i zgjidhë sfidat e të rinjve

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës është njoftuar me situatën në të cilën gjenden pjesëmarrësit nga Maqedonia dhe mentorët e tyre arsimtar, të cilët u kualifikuan për pjesëmarrje në olimpiada shkencore ndërkombëtare, ndërsa për fat të keq, nuk kanë marrë kurrfarë mbështetje financiare nga shteti. 

"Nën udhëheqjen e re, institucioni tashmë punon në përgatitjen e zgjidhjes sistemtaike me të cilën këtë sfidë në të ardhmen nuk do ta ndjejë asnjë nxënës tjetër, ndërsa bëjmë përpjekje të gjejmë zgjidhje intervenuese me qëllim, që tu ndihmohet këtyre talentëve të rinj që ta realizojnë pjesëmarrjen në gara", njoftojnë nga MASH.

Nga Ministria informojnë se në këtë fazë të përgatitjes është Ligji i ri për arsimin e mesëm në të cilin do të parashihen dispozita për kompensim të shpenzimeve për rrugë dhe shpenzime për kotizim për pjesëmarrje në olimpiada shkencore ndërkombëtare. 

"Shumë shpejtë, propozim ligji do të dërgohet në Qeveri, ndërsa prej aty në Kuvend, ku presim mbështetje nga të gjithë deputetët, duke përfshirë edhe ato të partisë politike e cila sot i bëri thirrje ministrisë", thonë nga MASH. 

Nga Ministria theksojnë se zgjidhja e dytë është intervenuese për situatën konkrete. 

"Në mungesë të një rregullimi ligjor për veprim të drejtpërdrejtë, MASH para disa ditësh iu drejtua bashkësisë të biznesit dhe odave në Maqedoni me qëllim që, nëse kanë mundësi, të ofrojnë sponsorizim për nxënësit e shkollave të mesme që të përfaqësojnë vendin denjësisht në olimpiadat ndërkombëtare shkencore.Presim informacion kthyes" njoftojnë nga MASH.

Nga aty potencojnë se e vlerësojnë shqetësimin e subjekteve politike në shtet për të rinjtë dhe shprehin bindje se çdo ide e cila do të dorëzohet në MASH, me kujdes do të shqyrtohet mundësia për zbatim. 

"Uniteti për të mbështetur të rinjtë tani nxit dëshirën e tyre për kontribut dhe zhvillim për shtetin në të ardhmen”, theksojnë nga MASH. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан