• петок, 05 јули 2024

Bazat për ndërprerje të funksionit të gjykatësit kushtetues i rregullon Kushtetuta, thotë Kostadinovski për Kacarskën

Bazat për ndërprerje të funksionit të gjykatësit kushtetues i rregullon Kushtetuta, thotë Kostadinovski për Kacarskën

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Bazat për ndërprerje të funksionit të gjykatësit kushtetues i rregullon Kushtetuta. Nuk mund të bëhet krahasimi mes anëtarësimit në Këshillin gjyqësor dhe anëtarësimit në Gjylatën kushtetuese, thotë kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski për RTM.

I pyetur nëse gjykatësja Dobrilla Kacarska mund ta humb statusin si gjykatës kushtetues, pas informatës se deri te Kuvendi ka arritur shkresë se i është ndërprerë statusi i gjykatëses për shkak të pensionimit, Kostadinovski tha se edhe ai sot nga mediumet ka kuptuar se ekziston iniciativë e tillë nga Këshilli gjyqësor.

"Ne si gjykatë nuk kemi njoftim zyrtar për relevancën dhe ekzistimin e iniciativës së tillë. Bazat për ndërprerje të funksionit të gjykatësit kushtetues i rregullon Kushtetuta në nenin 111, paragrafi 4. Unë nuk e kam parë përmabjtjen e kësaj iniciative, nuk di nëse dhe si Kuvendi do të vepronte dhe nga ky shkak do të përmbahem për koment për këtë punë", deklaroi Kostadinovski. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан