• четврток, 04 јули 2024

Qeveria ka vendosur – do të kthehet rrethoja rreth ndërtesës së qeverisë

Qeveria ka vendosur – do të kthehet rrethoja rreth ndërtesës së qeverisë

Shkup, 2 korrik 2024 (MIA) - Qeveria sot në seancë e ka ngarkuar Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët (SHPPP) që të fillojë procedurën për kthimin e rrethojës së ndërtesës së Qeverisë, e cila tashmë ishte vendosur njëherë.

"Duke pasur parasysh se objekti i Qeverisë deri më tani është i rrethuar me një rrethojë jofunksionale dhe jopërfaqësuese në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka ngarkuar Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta që të fillojë procedurën për kthimin e rrethojës së Qeverisë që ka qenë e vendosur tashmë një herë", thuhet në kumtesën e qeverisë.

Në të njëjtën kohë, siç theksojnë nga Qeveria, drejtori i SHPPP-së, Ivica Tomovski, ka bërë të ditur se rrethoja është mbajtur në mënyrë joadekuate nën ndikimet e jashtme në objektin e kazermës Ilinden, për çka do të bëjnë edhe vlerësim shtesë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Тагови

Остани поврзан