• недела, 07 јули 2024

Mickoski për rezultatet e regjistrimit në Shqipëri: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së lanë hapësirë të zbrazët për propagandë të huaj

Mickoski për rezultatet e regjistrimit në Shqipëri: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së lanë hapësirë të zbrazët për  propagandë të huaj

 Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një deklaratë për mediat i komentoi rezultatet e regjistrimit në Shqipëri, theksoi se qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së kanë lënë hapësirë të zbrazët për propagandë të huaj.

 "Ata vetëm e shfrytëzojnë hapësirën që ka lënë qeveria e Maqedonisë dhe përbërja e mëparshme, pra LSDM dhe BDI. Unë po i lexoj ato kumtesa komike që vijnë nga LSDM-ja dhe vërtetë nuk mund të habitem me atë që thonë atje. Ne si shtet duhet të kujdesemi për tanët nga ana tjetër e kufijve, jo vetëm në fqinjësi, por kudo në botë. Më vjen keq që ajo ka ndodhur, por fajtori ka emër dhe mbiemër dhe kjo është qeveria e LSDM-së dhe BDI-së. Qeveria bullgare me propagandën e saj vetëm se e shfrytëzon hapësirën e zbrazët që ata e lanë", tha Mickoski. 

 Ai tha se kanë një ambicie serioze dhe jo vetëm atë hapësirë ​​atje, por edhe kudo në fqinjësi, madje edhe në botë, të kujdesen për njerëzit tanë në botë, përfshirë edhe maqedonasit në Shqipëri, dhe paralajmëroi se do së shpejti do t'i vizitojë. 

 Sipas tij, ajo politikë asimiluese, siç tha, nga ana e fqinjit tonë lindor nuk është vetëm te maqedonasit.

 Sipas regjistrimit të fundit në Shqipëri nga viti 2023, në atë shtet jetojnë 2.281 maqedonas. Sipas rezultateve nga regjistrimi, 7957 janë regjistruar si bullgarë. Për herë të parë ndodhë që në regjistrimin në Shqipëri të regjistrohen persona nga ky nacionalitet. Në të 11 regjistrimet e deritanishme të zbatuara, asnjë banor i Shqipërisë nuk është deklaruar bullgar. MPJ-ja e Maqedonisë gjatë fundjavës ka dalë me reagim se rezultatet paraprake të Regjistrimit të mbajtur në Shqipëri në vitin 2023 nuk pasqyrojnë në mënyrë adekuate numrin real të maqedonasve etnikë në vend. Ministria e thirri ambasadorin Danço Markovski për konsultime urgjente për të sqaruar mangësitë dhe mospërputhjet në këtë proces. "Për shkak të urgjencës së çështjes, presim që konsultimet të zhvillohen gjatë kësaj jave dhe publiku do të njoftohet menjëherë për të gjitha detajet shtesë", thuhet në njoftimin e MPJ-së së Maqedonisë të hënën. 

 Pas një sërë reagimesh rreth rezultateve të regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive që u zbatua në Shqipëri në vitin 2023, pardje reagoi drejtoresha e Institutit të Statistikave, INSTAT, Elsa Duli, duke pretenduar se procesi i regjistrimit ka qenë transparent dhe i zbatuar me profesionalizëm. Tha se merr përgjegjësinë e plotë për saktësinë e rezultateve sepse regjistrimi "prodhoi statistika të sakta të popullsisë dhe amvisërive, në përputhje me rekomandimet dhe standardet e reja ndërkombëtare". qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан