• сабота, 05 октомври 2024

Mot me diell dhe ngrohtë, temperatura maksimale deri në 38 gradë

Mot me diell dhe ngrohtë, temperatura maksimale deri në 38 gradë

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Sinoptikanët për sot parashikojnë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup me diell, qetë dhe ngrohtë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Nga DPHM-ja kumtojnë se do të ketë një periudhë me mot kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë, me rritje të temperaturës ditore, e cila kudo do të jetë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijë deri në 40 gradë. Në fillim të javës së ardhshme, pasdite, kryesisht në zonat malore do të ketë shfaqje të izoluar të jostabilitetit me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан